Otello, Arapi i Vlores Ben Blushi

ISBN:

Published: 2009

Paperback

335 pages


Description

Otello, Arapi i Vlores  by  Ben Blushi

Otello, Arapi i Vlores by Ben Blushi
2009 | Paperback | PDF, EPUB, FB2, DjVu, audiobook, mp3, ZIP | 335 pages | ISBN: | 5.49 Mb

NJË ROMAN PËR DASHURINË DHE VLORËNNgjarjet shtrihen në vitet 1300-1400 dhe zhvillohen në dy qendra urbane të njohura të kohës së Mesjetës, në Venedik dhe në Vlorë, marrëdhëniet politike e tregtare midis të cilave ishin mjaft intensive për kohën.MoreNJË ROMAN PËR DASHURINË DHE VLORËNNgjarjet shtrihen në vitet 1300-1400 dhe zhvillohen në dy qendra urbane të njohura të kohës së Mesjetës, në Venedik dhe në Vlorë, marrëdhëniet politike e tregtare midis të cilave ishin mjaft intensive për kohën.

Sfondi historik është real: Vlora e viteve para pushtimit turk dhe përpjekjet e kryezotit të saj, Balshës II, për të zgjeruar zotërimet e tij dhe për të përballuar vërshimin e turqve në Jug të vendit, vrasja e tij në fushën e betejës dhe drejtimi i principatës nga e shoqja, Komita Muzaka, aleanca me serbët nëpërmjet martesës së vajzës së saj, Rugina, me princin serb Mrkzha Zharkoviç, të cilin vlonjatët e pagëzuan Kasi, qëndrimi indiferent i Venedikut, si dhe i të gjitha principatave të tjera italike, duke e lënë të vetme Vlorën, si dhe gjithë Shqipërinë në përballjen me pushtuesit e rinj që vinin nga Azia e largët.

Familja Contarini nga Venecia, pasardhës të Marko Polos nga babai dhe vlonjatë nga e ëma, plotësojnë kuadrin historik në anën tjetër të detit Adriatik, duke na nxitur imagjinatën për tablonë e jetës reale të kësaj zone mesdhetare para më shumë se gjashtëqind vjetësh, temë kjo mjaft e preferuar për autorin e librit.Por, gjetja më origjinale dhe intriga më e pabesueshme e autorit janë personazhet që gjallojnë në libër, të cilat ai i ka marrë nga Shekspiri, nga tragjedia e njohur “Otello, Arapi i Venedikut”, në të njëjtët role, por të vendosur në kohë gati 100 vjet më parë se tragjediani i njohur të kishte lindur.

Otello, Desdemona, Emilia, Jago, Kasi etj., janë figura të njohura të letërsisë botërore, por që në këtë roman veprojnë jo vetëm në Venedik, por më shumë në Vlorë, në bashkëveprim me shumë figura interesante vlonjate të krijuara nga autori, si mjeku i famshëm Stefan Gjika, trimi lab Andrea, turku pushtues Hamiti etj



Enter the sum





Related Archive Books



Related Books


Comments

Comments for "Otello, Arapi i Vlores":


prosunshower.com

©2014-2015 | DMCA | Contact us